Kapet 1 milion $ drogë, arrestohet shqiptari në Stamboll
Policia bastisi një shtëpi fermë në distriktin e Çatalcas pas informacioneve se vendi po përdorej për të prodhuar methamphetaminë, e klasifikuar në klasën e drogës së simulantëve.
“Hurriyet” raporton se policia konfiskoi 9 kilogramë methamphetamine, rreth 15 kg kokainë dhe kimikate të tjera të përdorur në prodhimin e drogës.

Sipas medias turke, vlera totale e drogës së sekuestruar arrin në mbi 4 milionë lira (mbi 900 000 dollarë).
Në këtë operacion policia ka arrestuar 7 persona, tre prej të cilëve turq, një iranian, një britanik, një uzbek dhe një shqiptar. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur nga media.
Ky është operacioni i dytë i policisë turke kundër prodhuesve të drogave sintetike në dy ditë. Më parë është sekuestruar 1.1 ton methylamine. E gjithë sasia e drogës mendohet se është e mjaftueshme për të prodhuar rreth 5 milionë hapa të tillë si ekstazi dhe LSD, vlera në treg e të cilëve arrin në rreth 24 milionë dollarë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



