E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet 520 kg drogë “Made in Albania” në Serbi
Publik News

Kapet 520 kg drogë “Made in Albania” në Serbi

SERBI – Një aksion i policisë serbe në Nish ka rezultuar me sekuestrimin e 520 kilogramëve kanabis, të ndara në 134 qese, të cilat raportohet se janë gjetur në një automjet mallrash.

Sipas autoriteteve serbe, kjo sasi droge fillimisht kishte mbërritur në Kosovë përmes Shqipërisë, e më pas është transportuar në Serbi ku ka qenë e destinuar të shitje.

Për ngjarjen është arrestuar një shtetas të cilit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, raporton televizioni publik serb.

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin, pas këtij aksioni policor u paraqit në një takim me drejtuesit e policisë serbe, duke marrë merita për “luftën e ashpër të MUP’it kundër drogës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.