E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet hajduti i garazheve
Lajme

Kapet hajduti i garazheve

Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar i akuzuar për disa vjedhje. Operacioni i koduar “Gracka” është zhvilluar nga Komisariati i Policisë nr. 3, Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë për tentativë vjedhjeje në garazhet e një pallati, kanë organizuar punën duke ngritur shërbime grackë.
Si rezultat i këtyre shërbimeve u bë e mundur që rreth orës 04:30, të kapet në flagrancë shtetasi E.P., 41 vjeç, banues në Kavajë, (i dënuar më parë për vjedhje).

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 3, bazuar në mekanizmin, mënyrat, vendin dhe territorin ku kishin ndodhur vjedhjet, dyshohet se ky shtetas është autori për vjedhjen e sendeve dhe materialeve në disa garazhe dhe konkretisht:

Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qira nga shtetasi A.G, dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.
Më datë 20.03.2019, në rrugën “Reshit Çollaku”, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.

Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera, duke u bazuar në pamjet filmike. Materialet në ngarkim të shtetasit E. P., i kaluan Prokurorisëpër veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.