E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet me armë koordinatori i PS në Vorë  Gerald Ciku
Lajme

Kapet me armë koordinatori i PS në Vorë Gerald Ciku

Policia speciale e Tiranës arrestoi sonte një koordinator të PS me armë zjarri në cantë.

Më datë 19.06.2017, Shërbimet e Seksionit të krimeve ndaj jetës, Shërbimet e posaçme operacionale dhe Forcat Shqiponja, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

– ,Gerald Ciku 37 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas është konstatuar nga Shërbimet e Policisë në qendër Vorë, duke udhëtuar në automjetin tip Volksëagen, ku në çantën që mbante me vete, në brendësi të saj ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Një armë zjarri pistolet e llojit TT

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Ciku, i njohur ndryhse edhe si Albert është koordinator i PS në bashkinë e Vorës.

Partia Socialiste e Vores ka reaguar pas lajmi të publikuar në media se është shoqëruar në polici Albert Ciku, koordinator i PS-së.

“Partia Socialiste e Vores deklaron me pergjegjesi te plote se Albert Ciku nuk eshte koordinator, pjese e strukturave te Partise Socialiste Vore dhe as anetar i thjeshte i Partise Socialiste. I bejme thirrje mediave te mos deformojne informacionin e mos te keqperdorin publikun”, thuhet në reagimin e Partisë Socialiste, dega Vorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.