E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet me drogë, arrestohet 23-vjeçari në Durrës
Lajme

Kapet me drogë, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar nje 23-vjeçar, pasi i është gjetur lëndë nqrkotike, në shtëpi.

Njoftim

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale H. K, i cili sipas policisë shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis, në lagjen nr.13, Durrës.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Check”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh.

Mbante me vete dhe në banesë, një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, me qëllim shitjen e saj, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, lënda e dyshuar narkotike, kanabis.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis, në lagjen nr.13, Durrës, menjëherë organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-H. K., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 23-vjeçarit, të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, kanabis.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.