Kapet në Bosnjë djali i bosit shqiptar
Bie në pranga Elvis Kelmendin, djali i bosit shqiptar të drogës, Naser Kelmendit me origjinë nga Peja. Arrestimi i tij u bë në Neum të Bosnjës të martën, së bashku me dy shoqëruesit e tij akuza kryesore që e shoqëron figurën e tij është trafik droge, krim i organizuar, falsifikim dokumentesh dhe plagosje.
Arrestimi i tij u bë i mundur nga operacioni i organizuar që mbartte emrin uar “Rez”, organizuar nga MBP-ja e kantonit të Sarajevës dhe MBP-ja e HNK-së. Sipas raportimeve të mediave boshnjake në këtë operacion janë arrestuar shtatë persona.
S.T 51 vjeç, H.B 22 vjeç, A.S 35 vjeç, A.A 38 vjeç, A.P 38 vjeç dhe A.K 38 vjeç dhe kryesori Elvis Kelmendi 44 vjeç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



