E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet  vlonjati i kërkuari për drogë.
Lajme

Kapet vlonjati i kërkuari për drogë.

Detaje nga arrestimi i te kërkuarit për trafikimin e një sasie të madhe droge. Gazmir Mehmetaj, i lindur në Treblovë, rezulton i përfshirë në tentativën e trafikimit të një sasie të madhe lënde narkotike, e cila u bllokua në Luginën e Vilunit në Shkodër. 

45454

Edhe pse operacioni ka ndodhur që prej vitit 2013, urdhri për arrestim e tij është lëshuar vetëm në maj 2017. Policia bën me dije se, operacioni për kapjen e tij u krye në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. 45-vjeçari është arrestuar gjatë orëve të natës së të enjtes në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga blutë e Vlorës mbi vendndodhjen e tij.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale të trafikimit të narkotikëve më 29 maj të vitit 2017 dhe prej më shumë se 15 muajsh, 45-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim.

Ngjarja, për të cilën ka marrë edhe këtë masë sigurie, i referohet vitit 2013, ku emri i Gazmir Mehmetajt është i përfshirë nga blutë në konstatimin e një sasie lënde narkotike në “Luginën e Vilunit” në Shkodër. Sipas asaj çfarë mësohet, Prokuroria kishte informacione të plota mbi përfshirjen e 45-vjeçarit, ndërkohë që urdhërarresti për të është lëshuar vetëm në vitin 2017.

Por, sipas burimeve nga Policia e Vlorës, emri i 45-vjeçarit Gazmir Mehmetaj konstatohet dhe për një tjetër ngjarje të ndodhur në vitin 2017. Bëhet fjalë për bllokimin e një sasie prej 840 kg cannabis sativa, të gjetur në zonën e Karaburunit. Mes 15 personave, të cilët janë nën hetim për këtë ngjarje, rezulton edhe emri i Gazmir Mehmetaj. Në qershor të 2017, për këtë çështje u arrestuan Andrea Çaushi, Andi Mita, Kasëm Piluri dhe Altin Rramolli.

“Në kuadër të operacionit në territor ‘Ndëshkimi i të fortëve’, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i të kërkuarit: Gazmir Mehmetaj, 45 vjeç, lindur në Treblovë dhe banues në Vlorë. Kapja e tij u bë në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë, në kuadër të kontrolleve si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë”, bën me dije Policia.

Pas arrestimit në Vlorë, 45- vjeçari do të vijojë të ndiqet penalisht nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.