Kreu i PD, Lulzim Basha ka reagur në lidhje me kapjen e sasisë prej 1 ton droge në Velipojë. Ai thotë se polici i arrestuar në Velipojë ka qenë i arrestuar në Itali dhe mbrohej nga Habilajt.

REAGIMI I BASHËS

RAMA-TAHIRI-XHAFA E KANË MBUSHUR POLICINË ME TRAFIKANTË DROGE

Burime të sigurta informojnë se:

“Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë cështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT.”