Kapja e AMA-s/ Reporterët pa Kufi: Arroganca e pushtetit të Ramës…
Reporterët pa Kufi e cilësuan zgjedhjen e Krasniqit në krye të AMA-s një kërcënim të lirisë së shtypit.
“Deputetët e partisë së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama zgjodhën ish-zëdhënësen e tij si kryetare të rregullatorit të medias,” shkruhet në deklaratë, ku theksohet se një institucion i tillë duhet të jetë i pavarur.
“@RSF_inter e dënon këtë demonstrim arrogant të pushtetit që kërcënon lirinë e shtypit,” vijon më tej deklarata.
Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi më 7 korrik Armela Krasniqin si krytare të bordit të Autoritetit të Medias Audiovizive, pavarësisht kërkesave të hapura të Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për të mos e bërë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



