E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapja e  drogës në Vlorë, reagon Ministri i Brendshëm: Dëshmi e profesionalizmit dhe luftës pa kompromis ndaj krimit
Lajme

Kapja e drogës në Vlorë, reagon Ministri i Brendshëm: Dëshmi e profesionalizmit dhe luftës pa kompromis ndaj krimit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar në lidhje me operacionin anti-drogë që u zhvillua këtë të hënë në Vlorë, ku u sekuestruan në bashkëpunim me Guarda di Finanzan italiane rreth 1 ton drogë.

1

Përmes një postimi në Facebook, Çuçi thekson se ky operacion është dëshmi e profesionalizmit dhe luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar.

POSTIMI I PLOTË

Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.