E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapri: 4 atentate në 30 ditë, Proda dhe Kociu heshtin
Lajme

Kapri: 4 atentate në 30 ditë, Proda dhe Kociu heshtin

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, i kushtoi fjalën e tij në Kuvend situatës së rendit dhe sigurisë në vend, duke denoncuar një rritje të ngjarjeve kriminale dhe mungesën e përgjegjësisë nga autoritetet.

“Prej një muaji kemi regjistruar katër atentate mafioze në Shqipëri, përfshirë edhe në Rinas, një nga vendet që duhet të jetë më i sigurt në vend. Megjithatë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, nuk jep dorëheqje dhe nuk jep asnjë shpjegim,” tha Kapri nga foltorja e Kuvendit.

Ai kritikoi edhe ministren e Brendshme për mosveprimin e saj: “Ministrja refuzon të flasë dhe nuk guxon t’i kërkojë llogari kryepolicit. Shteti ka rënë; atentatet mafioze ndodhin, ndërsa drejtori i përgjithshëm i policisë nuk i jep llogari askujt. Nuk ka precedent të tillë në vendin tonë.”

Kapri u ndal edhe tek siguria në shkolla, duke përmendur incidentin e Durrësit, ku u plagosën disa nxënës pas një përleshjeje: “Ngjarja në shkollën e Durrësit tregon qartë se siguria në shkolla nuk ekziston. Prindërit janë të shqetësuar, disa nuk guxojnë as të shikojnë TV, nga frika se fëmijëve të tyre mund t’u ndodhë diçka.”

Në përfundim, deputeti akuzoi mazhorancën për mungesë përgjegjësie dhe për lidhje me krimin e organizuar: “Askush nuk mban përgjegjësi. Krerët e bandave bëjnë ligjin në Shqipëri. Zgjidhja është politike dhe vjen vetëm përmes votës. Sa kohë që Rama është kryeministër, nuk do të ketë ndryshim, sepse ai mban pushtetin me ata, është pjesë e sistemit. E vetmja rrugë është vota e qytetarëve.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.