E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapshticë /Kishte fshehur kanabis çokollatë në pjesën e barkut dhe në këpucë
Publik News

Kapshticë /Kishte fshehur kanabis çokollatë në pjesën e barkut dhe në këpucë

Një 32-vjeçar është arrestuar sot në pikën kufitare të Kapshticës. Shtetasi I.Q., drejtonte mjetin tip ‘Ford Fiesta’, ndërkohë që është ndaluar nga policia kufitare.

Gjatë kontrollit, 32-vjeçarit i është gjetur në pjesën e barkut një pako e madhe me kanabis të presuar, si dhe një tjetër sasi narkotike, e fshehur në këpucë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Një ditë më parë, po si rezultat i masave të shtuara, Policia Kufitare e Kapshticës goditi një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 1 kg kokainë dhe vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike në trup.

Njoftimi i policisë

Kapshticë

Policia Kufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, zbulon dhe sekuestron një tjetër sasi lënde narkotike të presuar, të fshehur në trupin e një shtetasi.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të trafikut të lëndëve narkotike, si rezultat i aplikimit të masave të shtuara dhe në bazë të analizës së riskut, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, automjetin tip “Ford Fiesta”, me drejtues shtetasin I. Q., 32 vjeç, rezident në Greqi.

Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar ndaj 32-vjeçarit, në pjesën e barkut iu gjet e fshehur një pako e madhe me lëndë të dyshuar narkotike e presuar, si edhe në këpucë një sasi e vogël e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.