E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapshticë/ Një shofer kamioni   godet  me thikë  kolegun për radhën
Lajme

Kapshticë/ Një shofer kamioni godet me thikë kolegun për radhën

Dy shoferë kamionësh janë zënë për radhën në skaner dhe njëri prej tyre ka plagosur me thikë tjetrin.

Policia bën me dije se i plagosuri i u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur.

Njoftimi:

Kapshticë/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.

Sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit shtetasi A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.