E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaq frikë e kanë PD e riorganizuar?
Lajme

Kaq frikë e kanë PD e riorganizuar?

Ylli Manjani

Sigurisht që opozita është e provokuar rëndë për të reaguar në kushtet e nevojës ekstreme (term legal ky).

Nuk ka asnjë ligj të shkruar, madje as edhe një precedent të vetëm, që të përcaktojë që kryetarët e partive i zgjedhin gjykatat. NUK KA!

Nuk ka asnjë ligj të shkruar që të pengojë rregjistrimin e ndryshimeve statutore, për aq sa nuk bien ndesh me Kushtetutën e vendit.

Nuk ka asnjë ligj të shkruar, praktikë jo e jo, që të legjitimojë ankime të personave që nuk kanë qenë palë në një gjykim. NUK KA! Po të kishte nuk do kishim asnjë vendim gjykate të zbatueshëm.

Në asnjë ligj nuk shkruhet që partitë që të hyjnë në zgjedhje duhet të marrin leje tek qeveria! As te Ambasada Amerikane!!!

Kjo që i bëhet Partisë Demokratike, pra mbajtja peng i rregjistrimit të ndryshimeve në drejtim, për të nxitur emërimin politik të opozitës nga qeveria është E PALIGJSHME dhe ANTIDEMOKRATIKE.

Nuk është as llogari politike inteligjente e atyre që e bëjnë.

Ç’kuptim ka gara kur paracaktohet i konkurenti?! Kaq frikë e kanë PD e riorganizuar?! Si e mendojnë xhanëm se do marrin e do mbajnë pushtet absolut të përjetshëm me të paktën gjysmën e popullsisë kundër tyre?!

Ndërkohë, gjyqtarët e gjykatës së Apelit Tiranë kanë barrën e madhe të ndalin këtë paligjshmëri antidemokratike menjëherë.

Të dalin sa më shpejt nga përdorimi që u bëhet për politikë. Ashtu të përdorur nuk i shërbëjnë askujt. As vetes…

Duhet ta kishin bërë madje!

Nga reagimi, qoftë dhe në nevojë ekstreme, askush nuk përfiton. Askush.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.