E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KAS vendos rinumërimin e votave në 114 kuti në qarkun e Beratit
Publik News

KAS vendos rinumërimin e votave në 114 kuti në qarkun e Beratit

Elvis Cefa
Elvis Cefa

 

“KAS vendosi numërimin e votave për kandidatët për kutitë 33/24 dhe kutitë 33/56 të zonës zgjedhore qarku Berat. Me shumicën e votave KAS vendosi rinumërimin e kutive të votimit të listës së LSI vetëm sa i përket subjekteve zgjedhore”, thuhet në vendim.

Në total qarku i Beratit ka 277 qendra dhe kuti votimi.

Seanca do të rifillojë në orën 14:00 deri sa të transportohen kutitë. Do të autorizohet nga një përfaqësues nga partitë politike për shoqërimin e kutive.

Gjatë diskutimeve të sotme në KAS, avokati i LSI kërkoi rinumërimin në të gjithë qarkun, ndërsa përfaqësuesi i PS Salianji ra dakord për rinumërimin, por vetëm të kutive të ankimuara.

Dje KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas pretendimeve se disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se 1 herë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.