E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kasapët e “Spitalit Amerikan” i morën 4000€  dhe jetën!
Lajme

Kasapët e “Spitalit Amerikan” i morën 4000€ dhe jetën!

E sëmurë me tumor në mitër, mjekët kasapë të Amerikan 2 ishin në dijeni dhe gjithsesi pranuan ta operonin për heqje dhjami 28-vjeçaren Irida Hasalla e cila vdiq pasi e futën nën thikë.

Është kjo përmbledhja tragjike e mjekësisë shqiptare dhe kryesisht lakmisë për para kur madje vihet në lojë edhe jeta e një njeriu.

E reja e cila kurohej në Belgjikë për kancer, ndërroi jetë një ditë pas operacionit pasi siç thonë familjarët, ajo pësoi trombozë pas operimit sapi tentoi të çohej në këmbë.

Asnjë nga infermieret e Amerikan 2 nuk pranoi ta shoqëronte për në banjo dhe aty 28-vjeçarja u rrëzua në tokë për të mos u çuar më. Iu mënshtrua një tjetër operacioni për 6 orë pasi pësoi trombozë.

Mjekët e këtij spitali që i sheh pacientët si kafshë për t’u therur, për mjekim të pakujdesshëm, pasi 28-vjeçarja me sëmundjen që kishte, tumor në mitër, nuk duhej t’i nënshtrohej asnjë ndërhyrje kirurgjikale.

Vëllai i tij, Arenc Hasalla thotë:

“Sëmundja e tillë nuk e lejon me bo asnjë lloj veprimi, as me heq dhëmballë, as antibiotikë asgjë“.

Ditën që e reja i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, me të ka qenë shoqja e saj e cila thotë se janë shpenzuar 4000 euro për këtë operacion.

“Janë paguar mbi 4000 euro për operacionin, përpos analizave”.

Irida i është nënshtruar operacionit të hënën, më 29 janar në në orën 14:30 minuta. Vëllai i saj thotë se ajo ka qenë mirë pas operacionit, por kur ajo ka kërkuar të shkojë në tualet, infermieret nuk e kanë shoqëruar dhe ajo ka pësuar trombozë sapo është ngritur në këmbë.

“Në orën 10:00 ka dashur të shkojë në tualet. Një nga infermierët i thotë shko vetë. Në momentin që është ngritur është rrëzuar, i ka rënë trombozë. Pastaj u fut në sallën e operacionit, ishte pa ndjenja 6 orë”.

Por si po tenton Klodian Allajbeu të mbulojë kasaphanën e fundit të ndodhur në spitalin e tij pas denoncimeve të pafundme e rasteve skandaloze?!

Në skedën e vdekjes thuhet se 28-vjeçarja ka humbur jetën për shkaqe të panjohura, por do jetë autopsia ajo që zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes.

Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë si dhe marrjen në pyetje të familjarëve, mjekëve si dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion, por asnjë person nga ky spital nuk është ndaluar megjithëse rastet e vdekjeve nga pangopshmëria për para janë të përsëritura.

Spitalit nuk i është hequr licenca, pavarësisht se janë marrë disa jetë njerëzish, e pronari me mjekët as nuk janë ndaluar. Kaq mjafton për të kuptuar se kjo është mjekësia dhe drejtësia shqiptare miq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.