Kastrati heq tarifën për Rrugën e Kombit
Shoqëria koncensionare e autostradës Milot-Morinë ka njoftuar se duke filluar që nga dita e djeshme ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjitha makinave që janë solidarizuar apo kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti.

“Ju informojme se shoqeria koncesionare e autostrades Milot – Morine (Rruga e Kombit), duke filluar qe nga dita e djeshme date 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagese te te gjithe makinave (individe, shoqata, institucione te Kosoves, Shqiperise, etj), te cilet jane solidarizuar apo qe kane sjelle ndihma per te prekurit nga termeti. Keto grup personash do te lejohen te kalojne pa pagese deri ne perfundim te situates emergjente”, thuhet në komunikatën per media te kompanise.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



