E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kastrati me  4 kate pa leje! KM: Do konfiskohen pallatet tek sheshi “Skënderbej”!
Publik News

Kastrati me 4 kate pa leje! KM: Do konfiskohen pallatet tek sheshi “Skënderbej”!

Edi Rama ka sulmuar sot publikisht, Erion Veliajn, mbështetësin më të madh të Irfan Hysenbelliut, që iu prish resorti me urdhër të Edi Ramës. Rama ka thënë se mu në sheshin Skëndërbej është dhënë një leje për një pallat që do të konfiskohet për interes publik

Kryeministri paralajmëroi edhe ndërtuesit e objekteve pa leje që mos tentojnë asnjë manipulim për katet pa leje, por t’i dhurojnë ose t’i parablejnë.

“Të gjitha katet apo metrat katrorë që do konfiskohen do shkojnë për strehim social apo mjedis pune për institucionet se kemi akoma institucione që paguajnë qira. Ndërkohë 4 apo 5 mijë metra katrorë janë këtu ngjitur me sheshin Skënderbej. Vend perfekt. Do t’i marrim ose do të na i japim. Ndërtuesit as mos tentojnë fare të përdorin klientët si pengje, as mos mendojnë që ka rrugëdalje tjetër përveç se pa leje. Nuk flasim për fshatarët që ndërtojnë murin e avllisë, nuk flasim për qytetarët që shtrojnë pllaka, flasim për milionerët që ndërtojnë kate pa leje. Shemben ose konfiskohen për interes publik, plus paguhet gjobë, plus shkohet për ndjekje penale.

E kemi miratuar pak kohë më parë. Sot në vendimin e qeverisë ju kemi dhënë të drejtën e parablerjes së metrave katrorë me çmimin real të tregut ashtu sikundër ju kemi dhënë dhe mundësinë ta dhurojnë si mënyrë për të larë pjesërisht mëkatin, ta dhurojnë për popullin dhe për shtetin, që t’i krijojnë mundësinë ligjërimit të objektit. O kështu ose shko dhe përballu me ligjin.

Fondi që do mblidhet do shkojë për shpronësime. Shpronësimet tek Unaza e Re duan lekë. Këto lekë nuk mjaftojnë për të gjitha, por një pjesë. Nëse këta shkelës milionerë do përdorin gjykatës të korruptuar për të bllokuar konfiskimin, ata do bllokojnë veten e tyre në çdo derë të këtij shteti dhe do shuhen si aktorë ekonomikë, do kenë pasoja shumë më të rënda se sa humbja apo riblerja, apo dhurimi i metrave shtesë që as ju takojnë fare. Boll më ndërto me teorinë e faktit të kryer dhe në fund futi një legalizim fitimeve marrëmendëse në rrugë të paligjshme. S’do ketë më kurrë legalizime për kate apo metra pa leje për qëllim fitimi. Godinat apo shtesat e ndërtuara pa leje vetëm mund të shemben ose konfiskohen në rast se nuk parablihen apo dhurohen.

Del që ka dhe një pallat komplet pa leje në Tiranë. Shefi i komisariatit në zonën ku është ndërtuar ai pallat nuk ka se si të jetë shef komisariati. Tani ai pallat ose do shembet ose do konfiskohet. Por çështja është që ka një zinxhir.

Zbatimin e ligjit në territor nuk e bën Kryeministri, as ministri i Brendshëm, as Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, por trupa që është aty”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Në sheshin Skëndërbej vetëm nuk bërtet pallatit, shihni sa u zgjata o njerëz të shkurtër. Gjembat më hyn mua pikë së pari dhe atyre që jetojnë nëpër fshatra që i kap policia për një çati pa leje. Kërkohet adresim i mëhershëm qoftë ndaj këtyre pasunarëve që kanë miliona për kate e për llaçe e për tulla, sepse e kanë bërë vijën e ligjit si një litar që kërcejnë me lloj lloj marifetesh, që u puthin këmbët pasanikëve për disa lekë të qelbura. Ka pallat pa leje në Tiranë 7-8 kate. Atij nuk i hyn gjë në këmbë. Ka 4 kate pa leje shumë afër nesh.  Ose do të konfiskohen, ose do të na i japim për zyra. Ose do të procedohen penalisht dhe konfiskim dhe gjobë. Nuk dihet nëse Oligarku dhe miku i Ramës Kastrati do ta japë për zyra kryeministrit katet pa leje.  Sipas informacioneve tona Kastrati do t’i dhurojë për zyra në interes publik 4 katet e kullës pa leje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.