E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Katastrofë mjedisore/ Erë e rëndë në Shëngjin, derdhet sasi e madhe nafte
Publik News

Katastrofë mjedisore/ Erë e rëndë në Shëngjin, derdhet sasi e madhe nafte

Në bregdetin e Shëngjinit është konstatuar një erë e rëndë e naftës gjatë ditës së sotme. Nafta shtrihet deri në gjatësinë prej 1 kilometrash. Nuk dihen ende autorët që kanë derdhur këtë sasi nafte në bregdet. Aroma e rëndë ka shqetësuar banorët të cilët janë ankuar për ndotjen e lartë të detit.

Ata shprehen se ndotja është e madhe gjë që ndikon dhe te jeta e gjallë në det. Një banor thotë se askush nuk ka ardhur për të kryer verifikime.

Kujtojmë se ndotja e mjedisit ka qenë në vëmendje edhe nga ana e qeverisë, teksa kryeministri Rama ka paralajmëruar disa ditë më parë gjoba për të gjithë personat edhe bizneset që bëhen pjesë e masakrës mjedisore.

“Ndotja është konstatuar sot, pamë q ka prezencë të naftës, dallohet edhe nga aroma. Ndotja është e madhe, i bën dëm edhe jetës së gjallë në det. Krijohet edhe impakt negativ për ata turistë të paktë që janë në këtë periudhë. Është një aromë shumë e rëndë. Nuk e dimë se çfarë e ka shkaktuar ndotjen, por mund te ketë qenë anije që bëjnë shkarkimin këtu, derdhin mbetjet. Deri më tani askush nuk ka ardhur për të kryer verifikime“, shprehet një banor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.