E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Katër gjërat që i gjen kudo nëpër botë: toka, uji, ajri dhe shqiptarët!
Publik News

Katër gjërat që i gjen kudo nëpër botë: toka, uji, ajri dhe shqiptarët!

Po, Shqipëria ka filluar t’i ngjajë një plantazhi të kanabisit, që mbijeton nga paratë e drogës, Kosova është bërë vend ku të rinjtë presin radhë për të shtegtuar në Perëndim dhe ushqehet me paratë e mërgatës, shqiptarët e Maqedonisë vazhdojnë të hanë bukën e vet, si me qenë në shtëpi të huaj.

Por megjithatë, ka diçka që i bënë të njëjta të gjitha ‘Shipëritë’ tona: partitë politike në to janë shndërruar kryesisht në strehimore për të paaftët dhe ngjajnë në ‘kompani’ private të kryehajdutëve dhe kryebanditëve që i drejtojnë ato.

Kuptohet, gjitha këto vlerësime e kritika, burrështetasit shqiptarë i përballin me thënien: karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë.

Sikur të mos e kishin ndje veten si kalorës, kritikët e tyre si qenë, e popullin si deve, ata që moti do e kuptonin se nuk quhet karvan tufa e hienave!

Siç do e vërenin prej moti se ka diçka që e gjen gjithandej nëpër shoqëritë shqiptare: politikanët e pasur dhe popullin e varfër!

Dhe kjo dukuri, që ka pllakosur shqiptarinë, pra këto “Shqipëri” ku jetojnë politikanët e mbijeton populli, ato i bëri të pabanueshme për rininë shqiptare dhe na solli deri këtu ku jemi sot: të ketë më shumë shqiptarë të davaritur nëpër botë, se sa në ‘Shqipëritë’ tona.

Dhe tani ecë e mos u pajto me thënien se ka katër gjëra që mund ti gjesh kudo në botë: tokën, ujin, ajrin dhe shqiptarët

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.