E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KATËR KUSHTE QË DUHET TË PLOTËSOJË DR. ULSI  MANJA PËR TU BËRË PRESIDENT I SHBA
Sot

KATËR KUSHTE QË DUHET TË PLOTËSOJË DR. ULSI MANJA PËR TU BËRË PRESIDENT I SHBA

Deklaratat e socialistëve të rilindur të kupolës se Gjermania e mbylli përfundimisht atë muhabetin e vjetër të çeljes së negociatave, deklarata të shoqëruara me tone euforike e festive, nuk na ka lënë shteg tjetër veçse të kërkojmë karriget tona në BE dhe të porositim orkestrën e dasmës. Biles Rama e bëri aq fakt të kryer sa vazhdoi stilin e vet konfidencial të komunikimit me një autoritet global siç është znj. Merkel duke shkruar në twitter: faleminderit, Angela. Njëlloj sikur të ish duke i shkruar në inbox Inës, personazhit të famshëm të veprës së vet madhore ”Ina, Ina hiqi brekët”. Në fakt, ky lloj egzaltimi primitiv, kompleksual dhe inkorrekt nuk është i panjohur në mënyrën e sjelljes diplomatike të Edi Ramës.

Kështu i thërret dhe presidentit serb, Sandër, paçka se me këtë të fundit konfidencat janë mëse të justifikuara. Në kuadrin e festimeve me rastin e hapjes së negociatave, dr. Taulanti shkoi në Gjermani enkas për t’i falenderuar grupet parlamentare të CDU/ CSU. Jam shumë i lumtur për hapjen e negociatave, thoshte dr. Balla. Madje, bashkë me shefin e madh shprehnin besimin e plotë se edhe grupet e tjera parlamentare gjermane do të ndiqnin shembullin e tyre. Me pak fjalë, hapja e negociatave për Shqipërinë tani shpejt, është shumë më e sigurtë se tërmeti që ra para pak ditësh.

Kaq tha tellalli i Surrelit. Mirëpo nëse e lexon normalisht tekstin gjerman, do befasohesh nga leximi anormal që i kanë bërë me dashje si artisti parismahnitës, si dr. Balla. Në atë tekst thuhet që e mbështesim fuqimisht Shqipërinë, nuk thuhet mbështesim fuqimisht çdo gjë që thotë ERTV. Gjermania është aleat i natyrshëm dhe një partnere e jashtëzakonshme e jona por, mbështetjen na e japin duke marrë parasysh përmbushjen e 9 kushteve shumë të rëndësishme. Më saktë të 9 kushteve nga 7 që ishin më parë. Ndërkohë që sa më i madh bëhet numuri i kushteve të vëna nga Evropa, aq më e shumëngjyrshme bëhët festa e ”fitorjes” në Surrel.

E bukura është se kushtet janë vënë dhe shtuar pikërisht nga thellimi i mosmbarëvajtjes së demokracisë dhe i krizës politike të shkaktuar pikërisht nga keqqeverisja ku bën pjesë dhe dr. Taulani që ka shkuar t’i falenderojë. Kushtet që në fakt përbëjnë vetë lendën e rezervave të Evropës ndaj Shqipërisë janë reforma e gjyqësorit me ç’rast kërkohet fillimi i proçedurave penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar si dhe një vendim i Kushtetueses lidhur me statusin e 30 qershorit. Që të dyja këto, janë gurë në shpinën e qeverisë.

Pra, Gjermania është pro hapjes së negociatave por me këto 9 kushtet e vogla. Kjo është njësoj sikur t’i thuash dr. Ulsit që ke mbështetjen e fuqishme të popullit amerikan për t’u bërë president i SHBA vetëm nëse plotëson 4 kushte të vogla : të jesh biond natyral kaçurrels, të kesh 30 miliard USD, të kesh lindur në Shangai dhe të ta quajnë gjyshin Johnson.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.