E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Katër mijë shqiptarëve u është ndaluar udhëtimi në zonën Shengen
Lajme

Katër mijë shqiptarëve u është ndaluar udhëtimi në zonën Shengen

Vetëm në pikën kufitare të Kapshticës janë ndaluar për të udhëtuar në vëndet e zonës Shengen katër mijë shtetas shqiptarë.

Statistika bën fjalë për shtetas që kanë dashur të udhëtojnë në vëndet e kësaj zone përgjatë  gjashtë muajve të fundit të vitit 2017.

Së bashku me të dhenën e mësipërme burimet  konfidenciale zyrtare të Policisë Kufitare kanë sqaruar se  ndalimi i këtyre shtetasve në pikën e mësipërme doganore është bërë për arsye se ata nuk përmbushnin kërkesat e përcaktuara në kartën e Shengenit.

Bëhet fjalë për mospasjen e dokumentave të duhura, të përcaktuara nga Policia e Shtetit, mungesa qoftë edhe e një të vetmeje sjell ndalimin e vijimit të udhëtimit.

Gjithçka është në funksion të uljes së numrit të personave që e kalojnë kufirin doganor të vendit për të kërkuar azil në vëndet e BE-së,  burim i Policisë Doganore Kufitare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.