E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Katër persona  përfunduan në prangat e policisë së Lezhës
Publik News

Katër persona përfunduan në prangat e policisë së Lezhës

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Lezhës për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

1

Korrespondenti i Panorama.al raporton se të arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” janë shtetasit Shefqet Rusi dhe Luan Zefi.

Ndërkaq, në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur u arrestuan shtetasit Alfred Margjonaj dhe Shkëlzen Reçi. I proceduar penalisht për ndotjen e ajrit është shtetasi Artur Malçi.

NJOFTIMI 

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 4 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, procedohet penalisht një shtetas tjetër, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. R., 42 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ndalimi i shtetasit L. Z., 37 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. M., 42 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë dhe Sh. R., 37 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rrethi i Shëngjinit” dhe në Fushë Milot, duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në Kurbin, pronari i një restoranti. Procedimi ndaj këtij shtetasi ka filluar, pasi punonjësit e restorantit, me dijeninë e tij, kanë hedhur mbeturina në shtratin e lumit Mat.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.