E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Katër të vrarë në 24 orë/  Salianji: Shkrehja e armëve ka nxjerrë shtetin jashtë loje, Shqipërinë e sundojnë bandat
Lajme

Katër të vrarë në 24 orë/ Salianji: Shkrehja e armëve ka nxjerrë shtetin jashtë loje, Shqipërinë e sundojnë bandat

Pas vrasjes me thikë të një 41-vjeçari në Sarandë nga kamarieri 24-vjeçar i hotelit për sherrin për një vend parkimi dhe krimit për motive të dobëta në Elbasan ku Madrit Ulqinaku u ekzekutua me pistoletë me silenciator nga një 18 vjeçar, një atentat me dy të vdekur dhe 1 të plagosur është shënuar në Panaja të Vlorës.

Për ngjarjet e rënda të ndodhura në harkun kohor të 24 orëve ka reaguar me një postim në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

“Vrasjet e raportuara përditshëm dhe mungesa e reagimit të qeverisë po krijojnë pasiguri të plotë tek qytetarët, kujtdo që i shkrepet godet kudo dhe pa pasur asnjë frikë nga autoriteti i shtetit.  Adoleshentë qē lëvizin me armë në mes të qytetit si në Elbasan, shkrehja e armëve në mes të rrugës kombëtare sot në Vlorë, vrasjet tipike mafioze të pazbardhura në Fushë Krujë dhe Laç dhe gjëndja permanente e kriminalitetit e kanë nxjerrë qeverinë nga loja, sovranitetin në territor duket sikur e kanë bandat!”, shkruan Salianji.

Sipas deputetit demokrat “gjendja e kriminalitetit është alarmante” dhe vihet re një neglizhencë e frikshme nga ana e shtetit.

“Mungesa e autoritetit të shtetit vjen kryesisht si pasojë e bashkëpunimit të qeverisë me bandat gjatë zgjedhjeve për ti përdorur si patronazhista dhe pas zgjedhjeve për t’iu dhënë pasuri publike, tendera dhe emërime në asministratë! Degradimi i situatës po shkon paralelisht me degradimin e qeverisjes, duhet një qeveri që të ketë aleat qytetarët dhe jo krimin!”, thekson ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.