Kaubojsi’ Kumbaros: “Babzitja nuk ndalet… Ke prirje anadollake…”
Eduart Ndocaj, ish-deputeti socialist, i njohur ndryshe edhe si ‘Kaubojsi’, ka mbështetur protestën e artistëve kundër ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe zhvendosjen e Tetarit Kombëtar në godinën “Turbina”. Ndocaj shkruan në rrjetet sociale se protesta e artistëve është e çdo shqiptari që kërkon ti thotë stop padrejtësive dhe babzitjes së qeveritarëve në kurriz të popullit në nëpërkëmbur që po varfërohet.
Postimi i Eduart Ndocajt
“Te dashur qytetar shqiptar, kemi kohe qe nje aktor i mirenjohur do na paralajmeronte se : ‘ koha eshte e maskarenjeve ‘ .
Dhe koha perseri po deshmon se maskarejt sa vijne dhe po fuqizohen me pushtet, ato skan te ngopur. Babzitja e tyre nuk ndalet jo vetem mbi pasurit natyrore por edhe ne art e kulture.
Shqiptaret prej vitesh po verejne se si kultura babzitse e pasurimit te ketyre maskarenjeve me pushtet po shtrihet edhe ne ambientet kulturore.
Rasti i Teatrit Kombetar tregon se Mirela Kumbaro nuk e meriton aspak at post ministror. Prirjet e saja orientale-anadollake jane shfaqur qysh ne diten e pare te zoptimit te Ministris Kultures.
Tashme kjo zonj e antikultures po kerkon per interesa miskine te fus edhe aktoret ne tub-turbina.
Te prishesh per te kenaqur babzitsat do te thote se koha e maskarenjeve duhet ndalur. Si qytetar dhe si lider demokristian solidarizohem me protesten e artistave shqiptar dhe mbeshtes kerkesat e tyre ne mbrojtje te kultures.
Protesta e tyre eshte proteste edhe per secilin shqiptar kerkon ti thote STOP padrejtesive dhe babzitjes se qeveritarve ne kurriz te pasurive te popullit te neperkembur qe po varferohet perdite e me shume.
Kuqedrat me pushtet kane filluar te tub-turbinizojne ujerat e lumenjeve, sot po i fusin kthetrat edhe ne ambientet kulturore, neser po i lejuam do na fusin neper tuba edhe ajrin. Zgjohuni shqiptar dhe te bashkuar ti perkrahim artistat tane ne betejen kunder maskarenjve me pushtet, koha na fton per te reaguar. ” – përfundon ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



