Kavajë/ Bleu vota në 14 maj SPAK i vë prangat
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë të ditur arrestimin e një personi nga Kavaja për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit. Ende nuk dihet për cilën parti ka blerë vota ky person.
Sipas hetimeve të bëra në lidhje me këtë rast penal, ka dyshime se Klodian Kapedani, banues në Kavajë, në datën 14 qershor 2023, ditë kur u zhvilluan zgjedhjet vendore, ka premtuar dhe ofruar shuma monetare për të inkurajuar të tjerët të marrin pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen e mëtejshme të individëve në votime dhe për të ndikuar në mënyrën e votimit.
Si rezultat i hetimeve paraprake, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit “Arresti në burg” për personin nën hetim K.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, sipas nenit 328 të Kodit Penal.
Në datën 9 qershor 2023, shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë ekzekutuar masën e sigurimit personale ndaj personit nën hetim. Hetimet paraprake për këtë rast penal vazhdojnë dhe ende nuk janë përfunduar, siç thuhet në njoftimin e SPAK.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



