E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kavajë, hidhet në erë me tritol makina e një polici
Lajme

Kavajë, hidhet në erë me tritol makina e një polici

Makina e një efektivi policie në Kavajë ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme. Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në garazhin e pallatit, në afërsi të vendit të njohur si “Tregu Industrial”.

Shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar në të gjithë zonën dhe ka tmerruar banorët e pallatit. Dyshimet janë se mjetit i është vendosur lëndë plasëse tritol.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Mësohet se makina që është hedhur në erë me tritol është e efektivit Lulëzim Muça. Ky i fundit mban detyrën e inspektorit të Qarkullimit Rrugor në Kavajë.

“Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer.  Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia, duke konfirmuar edhe zyrtarisht sulmin ndaj një efektivi nga radhët e saj.

Gjatë ditëve të fundit sulmet me tritol ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit janë shtuar. Në Shkodër janë raportuar në afro dy muaj tre sulme me tritol ndaj makinave, bizneseve dhe shtëpive të oficerëve te krimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.