E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kavajë/ Policia operacion me 100 efektivë kontrolle në terren
Flash

Kavajë/ Policia operacion me 100 efektivë kontrolle në terren

Burime nga policia bëjnë me dije se forca të shumta të Policisë së Durrësit po zhvillojnë një operacion të gjerë në Kavajë.

Mësohet se rreth 100 efektivë nga Antidroga, operacionalja dhe Shqiponjat janë përfshirë në aksionin masiv, ku si pasojë janë shoqëruar dhjetra persona.

Burimet bëjnë me dije se operacioni masiv është për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.