E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kavajë/ Shiste kokainë në lloto  arrestohet në flagrancë 31-vjeçari
Publik News

Kavajë/ Shiste kokainë në lloto arrestohet në flagrancë 31-vjeçari

Një pronar i një pike llotoje është vënë në pranga nga Policia e Kavajës për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Organizim i lotarive të palejuara”.

Nga kontrolli janë sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, kompjuterë lojërash fati, aparate celular, mjet, një sasi lekësh dhe dollar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i Fundit”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K, 31 vjeç, banues në Kavajë, pronarë i llotos.

Shërbimet e Policisë Kavajë, ishin në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dispononin informacion se ky shtetas në pikën e tij të llotos ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e llotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 kompjuterë lojërash fati, 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë, 45 fishekë model 56, 15 fishekë model “Parabelium”, 9 fishekë model 54, një sasi në lekë dhe dollarë, peshore elektronike, 6 aparate celularë dhe mjeti tip “Ford”.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.