E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kavaje/ Si nisi sherri banal me thikë dhe armë 
Flash

Kavaje/ Si nisi sherri banal me thikë dhe armë 

Një sherr banal në një prej lokaleve në qendër të Kavajës çoi në vdekjen e dy personave. 

Altin Rexha dhe Edmond Gosa humbën jetën në spital, pas plagëve të marra. Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat sherri banal ka qenë i çastit, situatë e cila ka agravuar deri në vrasje.

Njëri prej viktimave ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë, ndërsa personi tjetër u qëllua me thikë.

Rezulton se të dy viktimat kanë të shkuar kriminale dhe nuk janë të panjohur për uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa. Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.