E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KE: Shqipëria duhet të përmbushë 2 kushtet që të marrë pjesë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare
Lajme

KE: Shqipëria duhet të përmbushë 2 kushtet që të marrë pjesë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky dokument zbulon se konferenca e parë ndërqeveritare, e cila shënon çeljen zyrtare të negociatave, pritet të mbahet në dhjetor, për Shqipërinë, me kusht që të plotësojë dy kushtet e mbetura nga përfundimet e Këshillit të marsit për këtë hap, që janë plotësimi i Gjykatës Kushtetuese me të paktën 6 anëtarë, dhe votimi i ligjit për median sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Në paragrafin e tretë të këtij dokumenti, i cili nuk është miratuar ende dhe mund të pësojë ndryshime, shkruhet:

“Këshilli pret mbajtjen e konferencës së parë ndêrqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe – nëse përmbushen kushtet e vëna në përfundimet e Këshillit të marsit 2020 – me Shqipërinë, në dhjetor të vitit 2020.”

Ndêrkohë, vlen të theksohet se sipas procedurave të BE-së, pas mbajtjes së Konferencës së parë të anëtarêsimit, për çeljen e vërtetë dhe konkrete të grup-kapitujve të parë të negociatave, Shqipëria duhet të përmbushë edhe pjesën tjetër të 15 kushteve të Këshillit të Marsit, si dhe kushte të tjera në lidhje me planet e veprimit në fushën e rendit ligjor, të administratës publike, dhe në varësi të vendimit nga vendet anëtare, edhe të ndonjë plani veprimi në fushën e prokurimeve publike dhe në atë fiskale.

Nëse Këshilli i çështjeve të përgjithshme i datës 17 nëntor arrin të marrë një vendim për kuadrin negociues, atëherë dhe këto përfundime priten të miratohen në të njëjtin takim, e të fimosen disa ditë më vonë nëpërmjet procedurës me shkrim, meqë takimi do të jetë virtual. Përdryshe kêto vendime dhe përfundime do të shtyhen për Këshillin dhe Samitin e muajit dhjetor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.