KED miraton kandidimin e prokurorit Altin Binaj për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese
Nuk kaloi shumë kohë nga kritikat e Presidentit Meta për dy institucionet e reja të drejtësisë, KED dhe KLGJ, në lidhje me performancën e tyre në lidhje me punën për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë dhe ka ardhur reagimi i parë.
Me anë të njoftimi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bëri me dije se ka miratuar lejimin e kandidimit të prokurorit Altin Binaj për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Por nga ana tjetër, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) u ka ndaluar kandidimin dy juristëve të tjerë, Artan Spahiut dhe Dedë Kasnecit, duke i skualifikuar nga gara për një vend në Gjykatën Kushtetuese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



