E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Keisi pajtohet me Stresin? Kujton Shën Valentinin e 2018-s
Publik News

Keisi pajtohet me Stresin? Kujton Shën Valentinin e 2018-s

Bukuroshja ka publikuar momentin më romantik të vitit 2018, kur Stresi ia mbushte dhomën e gjumit dhe shtratin plot me petale trëndafili që shkruanin “Të dua”.

“Kthim pas në një Ditë të vërtetë Shën valentini”, shkruan ajo.

Me sa duket Keisin e ka marrë malli për të tilla surpriza që i kujton sot që e ka larg dashurinë e saj!

Ky postim tregon se gjërat mund të jenë rregulluar mes çiftit, veçanërisht pas urimit të Stresit për 24-vjetorin e saj.

Pak ditë më parë ai publikoi një foto me Keisin ku çifti shfaqej në ashensor, ndërsa Stresi i kishte hedhur dorën në qafë për t’i dhuruar një puthje.

“Gëzuar ditëlindjen”, shkruante ai shkurt dhe qartë duke i vendosur një emoji kurore në kokë Keisit.

Pas ndarjes, duket se ka shumë gjasa që dyshja e famshme të jetë bashkuar, sepse thjesht duke e çuditshme të publikosh surprizat e ish-it në Instagram.

Por nëse doni më prova se dyshja është bashkuar, ja ku e keni një foto të çiftit që ka publikuar Stresi vetëm pak orë më parë, nga kopertina e revistës “Who”, publikuar në 2019-n.

Të jetë rastësi? Nuk e besojmë aspak!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.