E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Keisi prek me dedikimin për Stresin:Je burri më i bukur që kam parë….
Showbiz

Keisi prek me dedikimin për Stresin:Je burri më i bukur që kam parë….

U bënë disa muaj që reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi) vazhdon të të qëndrojë në burg, ndërkohë që partnerja e tij Kejsi mban të informuar ndjekësit me informacione për marrëdhënien e tyre në mungesë të tij.

Përveç dedikimeve që ajo i bën herë pas here atij, lidhja e tyre ka qenë edhe më e fortë këtë periudhë, që çifti po përjeton një marrëdhënie në distancë, ndërsa Kejsi ka treguar se ajo është një nga mbështetjet më të mëdha të reperit.

Dhe pak më parë, ajo ka ndarë me fansat një foto krah Stresit, teksa ka treguar për të gjithë efektin që kanë tek Keisi sytë e Stresit, me të cilin kuptoi se ra në dashuri që herën e parë kur e pa.

“E mbaj mend ditën kur u çmënda pas syve të tu! Më kalove në lagje aq afër saqë për herë të parë të pashë sytë dhe u habita. Më përshëndete dhe të përshëndeta, dhe me pas kur u ktheva në shtëpi I thash motrës “WOW çfarë sysh që kishte Stresi!” Gjithë ditën më ngeli mëndja tek to….Ja ku jemi 4 vjet më pas dhe ato sytë e tu vazhdojn të më çmëndin si në ditën e parë që i pashë dhe e kuptova që të doja! Ai është literalisht mashkulli më i bukur që kam parë në jetën time.”- shkruan Keisi në postimin e saj.

https://www.instagram.com/p/Bw1fbL7AJOh/?utm_source=ig_embed

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.