Kejsi Tola flet për lidhjen me Flori Mumajesin
Ata janë përfolur se janë në një lidhje, por asnjëri prej të dy këngëtarëve nuk ka zgjedhur ta pranojë ose jo.
Së fundmi, ka qenë Kejsi që ka reaguar për herë të parë për marrëdhënien e tyre.
E pyetur nga moderatorja Dojna Mema, ajo është shprehur se kanë thjesht një raport profesional dhe se Flori i ka dhuruar dy nga këngët më të bukura të karrierës.
“Flor Mumajesi më ka dhuruar dy këngë që unë i dua shumë, ‘U rritëm’ ka qenë e para dhe pastaj ‘Më ke mua’ që unë e kam thënë që është kënga e jetës sime sepse teksti dhe çdo gjë ishte shumë për mua por dhe për të gjithë ne. Është një këngë që na përfshin të gjithëve. Është një profesionist shumë i mirë edhe kaq mund të them për marrëdhënien me Florin dhe unë vërtet e kam shumë xhan”, deklaroi këngëtarja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






