Kejvina Kthella flet për herë të parë për marrëdhënien me Seven Saraqin
Së bashku me Taynën, Kejvina kishte shkuar në eventin e organizuar për 50 Cent, në “Walk of Fame” dhe vajzave po i bënte shoqëri edhe reperi shqiptar.
Ishte vetë Seven ai që publikoi në InstaStory një video me Kejvinën, teksa filmonin veten me filtrat e Instagram-it.
![]()
Reperi qëndronte pas Kejvinës dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, gjë që ngriti dyshimet se ata mund të ishin në një lidhje së bashku.
Për arsye që nuk dihen, Seven e fshiu videon më pas, megjithatë pamjet e ruajtura vazhduan të qarkullonin në rrjet.
![]()
Kejvina i është përgjigjur lajmeve për romancën e saj të re, duke mohuar gjithçka.
Velina tregoi se mes tyre ka thjesht shoqëri dhe asgjë më shumë se kaq.
Mesa duket, miqtë janë mbledhur natën e kaluar në Amerikë për të shijuar muzikën e mirë dhe shoqërinë e njëri-tjetrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



