E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi akuza gjyqtares  Irena Gjoka me tre mbiemra: U dha 2 javë kohë të arratisen grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të Tiranës
Lajme

Këlliçi akuza gjyqtares Irena Gjoka me tre mbiemra: U dha 2 javë kohë të arratisen grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të Tiranës

Megaoperacioni i SPAK/ Këlliçi: Kamikazja me 3 mbiemra i dha 2

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, një nga denoncuesit e aferës së inceneratorit të Tiranës, ka reaguar pas megaoperacionit të SPAK-ut i cili ka lëshuar disa urdhër-arreste ditën e sotme.

Urdhër-arrestet janë dhënë nga prokurori Dritan Prençi ndërsa janë firmosur nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Këlliçi në reagimin e tij në rrjetet sociale shkruan se gjyqtarja me 3 mbiemra, duke e quajtur kamikaze, u ka dhënë 2 javë kohë për t’u arratisur dhe të zhdukin provat grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të Tiranës.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, thotë se nuk ka asnjë të ndaluar, të gjithë janë me pushime, duke vijuar me pastrimin e parave brenda dhe jashtë vendit ndërsa pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj vijon promovimin e pyllit orbital.

“Kamikazja me 3 mbiemra, pasi i dha dy javë kohë të arratisen e të zhdukin provat Grupit të Strukturuar Kriminal të inceneratorit, sot ka firmosur diskretitimin final të SPAK-ut! Deri më tani, nga Megaoperacioni i SPAK, asnjë i ndaluar!!!

Të gjithë me pushime, të gjithë duke vijuar pastrimin e parave brenda e jashtë vendit, ndërkohë pronari faktik i inceneratorit vijon promovimin e pyllit orbital!

Bravo kolegët, po thyejnë rekord botëror”, shkruan Këlliçi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.