E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi akuza ndërkombëtarëve për reagimet e djeshme: Ishin të turpshme, xhamat e thyer do ja u çojmë vetë
Lajme

Këlliçi akuza ndërkombëtarëve për reagimet e djeshme: Ishin të turpshme, xhamat e thyer do ja u çojmë vetë

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi duke folur për protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, tha se protestuesit e arrestuar po mbahen pa asnjë motiv.

Por ai foli edhe për reagimet ndërkombëtare për protestën, duke i quajtur të turpshme dhe qesharake, pasi aty nuk ka patur dhunë.

“Në mënyrën më të turpshme dhe qesharake, reagimet e selive diplomatike ditën e djeshme flasin për një dhunë që është ushtuar në protestën ditën e djeshme ku dhe vetë në deklaratën e policisë së Shtetit shihet qartë që nuk ka asnjë të lënduar nga asnjëra palë.

Pra unë nuk e di se si mund të konsiderohet një protestë e dhunshme ku në bilancin e saj nuk ka asnjë person që të mund të jetë dëmtuar.

Nëse janë kaq të shqetësuar komuniteti ndërkombëtar dhe policia e shtetit për dy xhama që janë thyer në bashkinë e Tiranës, po ja cojmë ne dhe po i zëvendësojmë meqë kanë hallin e taksave publike.

Por të thonë një fjalë për 130 milionë euro që janë vjedhur tek inceneratori i Tiranës.

Të thonë një fjalë për 30 milionë euro që kanë vjedhur drejtorët e Erion Veliajt në bashki me kompaninë e tyre 5D.

Dhe të thuhet një fjalë për korrupsionin endemik që ndodh në bashkinë e Tiranës”, tha Këlliçi në Ora News.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.