Këlliçi flet për hajdutin KARIo Bolino: Do mbetesh në historinë e Shqipërisë, si avokat dhe zëdhënës i bandës 5D!
Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në Facebook ndaj lajmit të rremë të dhënë në televizionin e Karlo Bollinos.
Këlliçi thotë se ia kupton hallin Karlos, por nuk ia zgjidh dot, pasi me vjedhjet që ka bërë, abuzimet me paratë publike përmes AKSH-it dhe aferave të tjera korruptive, duhet të përgjigjet në SPAK. Tashmë thotë Këlliçi, këto abuzime janë pjesë e hetimeve në SPAK.
Këlliçi: Monumenti i baltës, llumit, mashtrimit dhe linçimit familjar, që leçjani hajdut i 4120m2 truall në mes të Tiranës Carlo Bollino e quan TV, sot ka prodhuar fake news-in dhe mashtrimin e rradhës.
Unë hallin ja kuptoj Carlos, por nuk ja zgjidh dot!
Vjedhjet e tij të truallit të destinuar për shkollë në njësinë nr.7, abuzimet me paratë publike përmes AKSH-it dhe aferat e tjera korruptive, janë tashmë pjesë e hetimeve zyrtare, të regjistruara nga SPAK.
Sa për merakun e aleancave të mia, të mos shqetësohet hiç, se përgjigjen e ka marrë publikisht dhe do e rimarrë çdo javë në protestën para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, që formalisht sot quhet Bashkia Tiranë dhe ku Carlo shkon raporton si ushtar pas seancave gjyqësore ku i dridhen duart…
Sado të hiqesh si gazetar, ti do mbetesh në historinë e Shqipërisë, si avokat dhe zëdhënës i bandës 5D dhe i Grupit të Strukturuar Kriminal të inceneratorit Tiranë.
E meqë jemi tek proceset gjyqësore, i bëj thirrje publike shtetasit Carlo Bollino, që më datë 11 shkurt, e martë, ora 09:00, të paraqitet në Gjykatën Penale Tiranë, e të mos përdorë dokumente identifikimi të huaja si mburojë, pasi vjedhjet e tij janë aq flagrante dhe të trasha, sa nuk i bën dot derman asnjë pasaportë e huaj!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



