E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi-Gjuzit: Nuk e ke idenë për çfarë po flet
Lajme

Këlliçi-Gjuzit: Nuk e ke idenë për çfarë po flet

“Rama ka garuar me timon, tepsi dhe këngë tallava”

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka debatuar me nënkryetaren e Asamblesë së PS-së Ilva Gjuzi në Opinion.

Kjo e fundit tha se, PD në kaq kohë nuk ka patur një program pretendim i cili është hedhur poshtë nga Këlliçi.

Këlliçi tha se Rama në 6 zgjedhjet e fundit ka hyrë në zgjedhje me timon, tepsi dhe këngë tallava.

Ai iu drejtua Gjuzit se nëse pretendon se PD nuk ka program atëherë nuk është realiste dhe nuk e di se çfarë po flet.

“Më bën përshtypje që të pretendosh se PD nuk votohet se nuk ka program. Përballë “të hëngasha zemrën” ne kishim program.

Nuk e di sa e ka ndjekur në 6 palë zgjedhjet e fundit Rama ka garuar me timon, tepsi dhe këngë, tallava. Që të akuzosh PD që gjëja e vetme që e bën në mënyrë ekselente janë departamentet sekretariati, oferta ekonomike, premtimet konkrete. Të thuash këtë ose nuk jeton në realitet ose nuk e ke idenë se për çfarë po flet”, tha Belind Këlliçi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.