E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi kërkon përjashtimin e Ballës nga seanca në Kuvend
Lajme

Këlliçi kërkon përjashtimin e Ballës nga seanca në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këllëçi, ka kërkuar sot përjashtimin nga seanca të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke argumentuar se ky i fundit ka fyer deputetët e opozitës gjatë fjalës së tij në foltore.

Këllëçi u shpreh se Balla përdori shprehje ofenduese dhe kërcënuese, duke përmendur se ai:

  • “fyeu direkt deputetët e opozitës duke përdorur termin ‘nuk jam si këta që lehin’ apo ‘nuk jam raca e këtyre’”;

  • “kërceu deputetin Balliu dhe intimidoi të tjerët, duke i quajtur dikujt mashtrues e dikujt gënjeshtar”.

Deputeti i PD-së bëri thirrje që, sipas nenit 60 të rregullores së Kuvendit, Balla të përjashtohet për fyerje të përsëritura ndaj deputetëve të opozitës. Ai kërkoi gjithashtu ndërprerjen e seancës për të shqyrtuar pamjet filmike dhe për të verifikuar nëse Balla kishte përdorur këto shprehje dhe nëse ndonjë deputet i opozitës kishte fyer ndonjë anëtar të mazhorancës.

“Kemi vetëm një palë që fyen, dhe kjo është kreu i grupit parlamentar të PS,” theksoi Këllëçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.