E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi: Më përjashtuan nga seanca sepse kisha një pajisje për të mbajtur telefonin
Lajme

Këlliçi: Më përjashtuan nga seanca sepse kisha një pajisje për të mbajtur telefonin

Rama e bën që të mos ketë opozitë në Parlament

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar në një prononcim për mediat se është përjashtuar nga Parlamenti për futjen e një pajisje për mbajtjen e telefonit.

Sipas tij, këtë pajisje nuk e ka futur në Parlament, por e ka gjetur brenda ambienteve të saj. Këlliçi u shpreh se kjo është një tentativë e kryeministrit Edi Rama për të mbajtur opozitën larg parlamentit.

Belind Këlliçi: Pretendohet nga komisioni i etikës që kam futur këtë pajisje, që është një pajisje për të mbajtur telefonin. Blihet në çdo dyqan. E kam gjetur brenda sallës së Parlamentit. Më thonë se kam futur këtë pajisje, pretendojnë se e kanë parë me video. Të më tregojnë se çfarë të keqe i bën shëndetit të Ramës kjo pajisje. AKuzohem se kam bllokuar foltoren, ndërkohë që kryetarja e Parlamentit thoshte se nuk funksiononte mikrofoni i foltores. Kjo bëhet që Edi Rama të vijë në Parlament dhe të mos ketë opozitë aty. Do apo jo Lindita Nikolla, kësaj afere do i shkohet deri në fund. Unë si i ri mbi të gjitha, do qëndroj fort.

Ndërsa deputeti Flamur Noka u shpreh se ditën e sotme në komisionin e etikës në kryesinë e Kuvendit vijon skenari për t’i mbyllur gojën opozitës.

Flamur Noka: Me urdhër të Ram-Gonigalin, vazhdon skenari për të mbyllur gojën opozitës. Klëta mendojnë se duke përjashtuar pa asnjë shkak deputetët e opozitës, mendojnë se i shërbejnë demokracisë. Kjo është vrasje e opozitës. Të jetë e sigurt se as Rama e as Lindita Nikolla s’mund t’i mbyllin gojën opozitës. Qytetarët na kanë votuar në Parlament për t’i përfaqësuar ata. Rama mendon se mund të instalojë monizëm, por ne kemi detyrë që të përfaqësojmë 750 mijë qytetarë. Sa herë që tentojnë të na bllokojnë fjalën, ne do gjejmë metoda për të folur dhe për të përcjellë fjalën tonë. Unë mund t’ju bëj me dije kohën kur nuk dhunohej opozita.

Padiskutim për çfarë përjashtohemi, i ka zënë tmerri po mundohen të mbyllin zërin e opozitës, po mediat amerikane nuk i lënë atje janë hapur tre komisione, komision kongresi, departamenti i drejtësisë, FBI, ndërsa kujtojmë se do shpëtojmë, të përzënë gjithë opozitën përse kështu do të shpëtoj Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.