Këlliçi me qytetarët, vijon aksionin në terren
Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zbritur sërish në terren ditën e sotme, ku ka takuar dhe dëgjuar nga afër qytetarët për shqetësimet e tyre.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi paralajmëron se kryebashkiaku Erion Veliaj do ta mbyllë mandatin më 14 maj.
Ai thekson se Tirana duhet të jetë një vend mundësish, destinacion jete dhe vend që garanton siguri për qytetarët.
“Ne duhet ta kthejmë Tiranën në një vend të mundësive për shqiptarët, të perspektivës, të hapësirave për të gjithë, ku të rinjtë të krijojnë këtu familje, të hapin shtëpi, të qëndrojnë dhe jo të largohen në mundësinë e parë. Tirana duhet të jetë një destinacion jete e jo një vatër stresi e ndotjeje siç është.
Tirana duhet t’ju japë siguri për jetën, bashkia t’ju shërbejë nga qendra në skaj, t’ju lehtësojë taksat, t’ju hapë derën sa herë të trokisni në zyrat e saj, të punojë për ju e të mos shpenzojë për propagandë për veten.
Bashkia e Gjobave e mbyll mandatin më 14 maj!”, thekson kandidati i PD-së
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



