E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi, në terren  për problematikat e Tiranës
Lajme

Këlliçi, në terren për problematikat e Tiranës

Kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi, ka nisur prej ditësh një tur në kryeqytet për të parë nga afër gjendjen e qytetarëve.

Këlliçi deklaron se në media dhe rrjete sociale ka një realitet të sajuar për Tiranën.

Ai thekson se për këtë arsye do të vijojë të takojë nga afër banorët e Njësinë 9 dhe të gjithë Tiranës, për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

“Në media dhe rrjete sociale ka një realitet të sajuar për Tiranën.

Unë do e përshkoj të gjithë territorin e Tiranës për t’ju dëgjuar, sepse besoj se ju nuk keni nevojë t’ju vijë kush e t’ju flasë për Tiranën që shihni çdo ditë sapo dilni nga pragu i shtëpisë.

Nëse keni të afërmit dhe miqtë tuaj me banim në Njësinë 9, tagojini këtu, që edhe ata të kenë mundësinë të shprehin shqetësimet e tyre. Faleminderit!”, shkruan Këlliçi në rrjete sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.