E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi prezanton kandidatet për deputete në Njësinë 9
Flash

Këlliçi prezanton kandidatet për deputete në Njësinë 9

 Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këliçi ka prezantuar kandidatet për deputete në Njësinë nr. 9.

Këlliçi ka prezantuar Dhurata Çupin dhe Edith Harxhin, për të cilat tha se meritojnë të prfaqësojnë demokratët në legjistraturën e ardhshme.

PD, shkruan Këlliçi, zotohet t’u japë qytetarëve një ëprfaqësim të denjë.

“I privilegjuar që do të jem në drejtimin e fushatës elektorale në Njësinë nr.9 në Tiranë, sot pata nderin të prezantoj edhe kandidatet për deputete të Partisë Demokratikë në këtë njësi. Deputetja Dhurata Çupi dhe Anëtarja e Kryesisë Edith Harxhi, dy zonja të nderuara që meritojnë përfaqësimin e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve në Kuvend.

Përballë modelit tonë të qytetarisë, përgatitjes dhe transparencës me zgjedhësit, fatkeqësisht në këtë zonë kemi Ogerta Manastirliun. Fatkeqësisht për socialistët dhe shqiptarët përballë nesh është shkaktarja e skandaleve të njëpasnjëshme në shëndetësi, e cila sot ndodhet në lëngim të plotë dhe në çdo sondazh është ndër arsyet kryesore të braktisjes së Shqipërisë nga shqiptarët. Pas bëmave dhe gjëmave në shëndetësi, Manastirliu u katapultua në sistemin e arsimit, për ta rrënuar me të njëjtën verbëri.  Partia Demokratike zotohet t’u japë një qeverisje të denjë shqiptarëve. Dhe zotimi ynë ka zërin dhe imazhin e kandidateve dhe kandidatëve tanë të respektuar në komunitet dhe mbarë vendin”, shkruan Këlliçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.