E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi prezanton programin/ Taksat që do të heqë nëse merr bashkinë e Tiranës
Flash

Këlliçi prezanton programin/ Taksat që do të heqë nëse merr bashkinë e Tiranës

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar programin për taksat dhe tarifat.

Në një takim me biznesin e mesëm e të vogël, Këlliçi tha se do të ulë taksat për arsimin, për fjetjen në hotel, për tabelën, për truallin, për ndërtesën dhe për tokën bujqësore.

Ai deklaroi se gjithashtu do të luftojë korrupsionin dhe do të rrisë të ardhurat.

Pjesë nga fjala:

Biznesi i vogël e i mesëm e ka mbajtur gjallë Tiranën. Mundi dhe perpjekja juaj krijojnë vende pune. Nuk krijojne vende pune fasadat e shfaqjet. Bashkia do jetë partneri i biznesit të vogël. Veliaj nuk ka folur asnjë ditë për ju.

Ja cilat taksa do të ul e do të heq.

• Do ul taksat dhe tarifat.

• Do luftoj korrupsionin, të ardhurat do rriten.

• Taksa për arsimin, bëhet zero.

• Taksa e fjetjes në hotel, ulet me 30%.

• Taksa e tabelës, ulet me 30%.

• Taksa e truallit reduktohet me 30%.

• Taksa mbi ndërtesën ulet me 30%.

• Hiqet taksa e tokës bujqësore, pjesa e Bashkisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.