E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi: Rama peng i bandave!
Publik News

Këlliçi: Rama peng i bandave!

Në 2013 bëri aleancë me krimin për të ardhur në pushtet! Komunikon drejtpërdrejt me trafikantët

Në një intervistë në një intervistë në News24, Belind Këlliçi reagoi me akuza ndaj qeverisë Rama. Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama në 2013 bëri aleancë me krimin e organizuar për të ardhur në pushtet duke shtuar se edhe ai vetë është i kapur nga krimi.

Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale. kryeministri mban marrëdhënie personale me kriminelë, komunikon drejtpërdrejt me trafikantët. Kemi një policisë të rrënuar. Një drejtor të shkarkuar. Kemi një kryeministër peng të bandave. Me ato erdhi në pushtet, kriminelët i bëri kryetarë bashkie. Unë ju ftoj të gjendet një rast të bërë nga PD. Kryeministri bëri aleancë me krimin e organizuar në 2013 për të ardhur në qeveri dhe ndaj është peng. Kemi Saimir Tahirin, ai nuk mund ti ketë bërë të gjitha gjërat vetëm pa një dritë jeshile nga Rama. Kemi Zoton, Mërtirin…Nuk të vjedhin miliona euro vetëm. paratë i jepen jo vetëm oligarkëve por edhe krimit të organizuar, ndaj nuk bën dot ndryshe. Ndaj kemi edhe Tiranën e betonizuar. Edhe në momentin që shigjetojmë akuza për qeverinë, të mos harrojmë që ky është modeli që ka instaluar Edi Rama”, tha ai./BW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.