E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi takime në zonën e ish-Qytetit të Nxënësve
Publik News

Këlliçi takime në zonën e ish-Qytetit të Nxënësve

Kreu i forumit rinor të Partisë Demokratike dhe kandidat për deputet, Belind Këlliçi ka zhvilluar takime me tregtarë të vegjël në zonën e ish-qytetit të nxënësve në kryeqytet.

162622919_297580971728780_1949481790941989745_o

Ndërsa shpreh shqetësimin për gjendjen e rrugëve atje, Këlliçi shprehet se 90% e familjeve kanë fëmijët e tyre jashtë.

 

Reagimi:

Kalova përmes tregut në ish Qytetin e Nxënësve për të biseduar me tregtarë të vegjël. Mjafton pak kohë qëndrimi këtu për të parë se fuqi blerëse nuk ka.

Shkova edhe në tregun e komunitetit Rom, ku banorëve u kërkohet nga bashkia të lëvizin nga zona pa asnjë plan akomodimi për ta.

U ndala gjithashtu në rr. “Vasfi Samimi”, e shkatërruar totalisht prej vitesh. Kjo është një nga rrugët më të rëndësishme që lidh Qytetin e Nxënësve me Kombinatin.

Në 90% të familjeve që takova, 2 nga 3 femijët e tyre janë larguar nga Shqipëria. Familje të zhytura në borxhe të mëdha që presin me shpresë të shohin ndryshim.

Duhet t’i japim fund kësaj varfërie që largon krahun e punës dhe forcën vitale të rinisë! Më 25 prill, të gjithë të bashkuar për ndryshim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.