E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçit, Basha kërkon largimin Vokshit nga Forumi i Gruas: Ngre grupin e punës kryesohet nga Grida Duma
Lajme

Këlliçit, Basha kërkon largimin Vokshit nga Forumi i Gruas: Ngre grupin e punës kryesohet nga Grida Duma

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpallur zgjedhjet dhe në Forumin e Gruas së PD-së. Kryetare e këtij forumi është Albana Vokshi, e cila ka kundërshtuar vendimet e Bashës, por që ende nuk është bashkuar zyrtarisht me lëvizjen e Berishës.

Lajmin për zgjedhjet në forumin e gruas demokrate e ka lëshuar zyra e PD-së, e cila thekson se për herë të parë do të zgjidhet sipas parimit një anëtar, një votë.

Njoftimi i PD-së

Pas FRPD, hapet gara edhe në Forumin e Gruas. Për herë të parë, Kryetarja e LDGSH zgjidhet me parimin 1 anëtar, 1 votë.

Pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor, edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor. Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas.

Zgjedhja e kryetares së LDGSH-së do të bëhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkte.

Për të garantuar standardet e procesit, Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga:

1. Grida Duma  
2. Arta Sakja  
3. Dhurata Çupi  
4. Orjola Pampuri  
5. Greta Bardeli 
6. Alfrida Marku  
7. Ina Zhupa  
8. Eralda Tase Bano  
9. Zheni Gjergji 
10. Ledina Aliolli

Grupi i punës do të mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë. Në LDGSH mungojnë prej vitesh forume të tilla drejtuese si kryesia apo Këshilli Kombëtar i LDGSH-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.