Këmbësori përplaset nga makina në Korçë
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë dhe mësohet se ka mbetur i plagosur një këmbësor.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti, ku një automjet ka plagosur një kalimtar.
Këmbësori është plagosur lehtë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk ka detaje të tjera se në çfarë rrethanash ka ndodhur aksidenti dhe se kush e ka pasur fajin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



